Politika 2026-10-29 12:35:19 Nga VNA

Debati i plotë/ Gogu pranon se nuk e ka nën kontroll drejtorinë e burgjeve, por qetëson Çuçin: Erjoni ka filluar të ushqehet

Ndaje në Whatsapp

Debati i plotë/ Gogu pranon se nuk e ka nën kontroll drejtorinë e

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Fierit ka shkaktuar debate edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste, ku deputeti Bledi Çuçi ka kërkuar shpjegime nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Në një diskutim të zhvilluar pa praninë e kryeministrit Edi Rama, Çuçi ka ngritur shqetësimin se Veliaj mund të jetë transferuar pa një urdhër zyrtar, duke i kërkuar ministrit të Drejtësisë të japë shpjegime dhe madje të dorëhiqet nëse nuk disponon dokumentacionin përkatës.

Nga ana e tij, Gogu ka pranuar se nuk ka informacion zyrtar mbi transferimin, duke sqaruar se i ka kërkuar një relacion drejtoreshës së përgjithshme të Burgjeve. Megjithatë, ai ka siguruar kolegët se Veliaj ndodhet në një mjedis të sigurt dhe ka nisur të ushqehet.

Diskutimet:

Taulant Balla: A ka dikush çështje tjetër përveç seancës plenare?

Bledi Çuçi: Kam unë. Jam njohur me shqetësimet se si njëri nga ne, kryetari në detyrë i Bashkisë Tiranë, është transferuar, sipas avokatit të tij, pa një shkresë. Pa një urdhër transferimi. Dua shpjegim nga ministri i Drejtësisë. A e ke urdhrin e transferimit? Nëse nuk e disponon, jep dorëheqjen.

Taulant Balla: Ok, ok...

Toni Gogu: Jam vetë këtu, mund ta jap përgjigjen. Çuç, mund të më kishe pyetur privatisht, siç më pyet për shumë gjëra të tjera. Por, meqë po e ngre në grup, po të përgjigjem në grup. Zyrtarisht nuk kam informacion për transferimin. I kam kërkuar relacion zyrtar drejtoreshës së përgjithshme të Burgjeve. Nga ana operative, po të informoj se Erioni është mirë, në një mjedis të sigurt. Ka filluar edhe të ushqehet.

Deklarata e Gogut ngre pikëpyetje mbi raportin e Ministrisë së Drejtësisë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ndonëse drejton ministrinë përgjegjëse për këtë institucion, Gogu pranon se nuk ka informacion zyrtar për transferimin e një prej figurave më të rëndësishme të mazhorancës dhe se është në pritje të një relacioni nga vartësit e tij.

Lexo gjithashtu

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news