Politika 2026-10-30 09:45:18 Nga VNA

Zgjedhjet vendore, opozita refuzon konsultimet me Begajn, PS: Gati për çdo datë përveç 2 majit

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet vendore, opozita refuzon konsultimet me Begajn, PS: Gati për

Ka përfunduar takimi mes presidentit Bajram Begaj dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Gjatë konsultimeve, Balla i ka komunikuar kreut të shtetit se “PS është e gatshme për çdo datë, përveç 2 majit”. Kërkesa e socialistëve për të shmangur këtë datë lidhet me përkimin e saj me Pashkët Ortodokse.

Në orën 11:00, në Presidencë priten përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi, ndërsa partitë parlamentare të opozitës kanë refuzuar pjesëmarrjen në konsultime.

Pak ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi ftesën e presidentit si një “teatër politik”, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të angazhohet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Edhe Partia e Lirisë ka refuzuar ftesën, me Tedi Blushin që e argumentoi vendimin me protestat e studentëve dhe kërkesat e tyre ende pa zgjidhje.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore duhet të zhvillohen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill–15 maj 2027. Afati i fundit që presidenti Begaj të shpallë datën e tyre është 6 nëntori.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news