Kronika 2026-10-30 15:32:00 Nga VNA

Avokatët i japin fund bojkotit në GJKKO, 250 milionë lekë gjoba të vendosura gjatë dy muajve

Ndaje në Whatsapp

Avokatët i japin fund bojkotit në GJKKO, 250 milionë lekë

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë vendos t’i japë fund bojkotit të proceseve në Gjykatën e Posaçme, duke respektuar vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli theksoi se deklaron mbarimin e bojkotit në zbatim të vendimit të gjykatës, por do t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Apelit, ku do të kërkojë pezullimin dhe shfuqizimin e rregullores së GJKKO-së.

Avokatët vendosën të bojkotojnë proceset pasi kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së, që pretendojnë se i pengon të ushtrojnë të drejtën e mbrojtjes.

Ndërkohë, rezulton se përgjatë gati dy muajve të bojkotit janë aplikuar mbi 250 milionë lekë gjoba ndaj avokatëve nga ana e GJKKO-së.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news