Kronika 2026-10-30 16:08:42 Nga VNA

Dosja Balluku/ Nga Arbër Abazi te Ram Geci, zbardhen 12 tenderët nën hetim dhe lista me 31 emra dhe kompani

Ndaje në Whatsapp

Dosja Balluku/ Nga Arbër Abazi te Ram Geci, zbardhen 12 tenderët

Zbardhet lista e plotë e tenderëve që, sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se janë manipuluar nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në bashkëpunim me ish-vartësit e saj. Përveç zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të komisioneve të prokurimit, dosja përfshin edhe biznesmenë të njohur, nga Pandeli Carapuli, Arbër Abazi e Ram Geci, te Paqsor Buzi dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare.

Në dokumentet e Prokurorisë së Posaçme renditen 31 persona fizikë dhe juridikë, të përfshirë në faza të ndryshme të hetimit, me akuza dhe dyshime që shtrihen nga shkelja e barazisë në tendera dhe korrupsioni, te pastrimi i parave dhe falsifikimi i dokumenteve.

Hetimet përfshijnë disa prej investimeve më të mëdha publike të viteve të fundit, duke nisur nga Tuneli i Llogarasë, Unaza e Jashtme e Tiranës dhe segmentet rrugore të Porto Romanos, deri te rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol.

Lista e tenderëve të përfshirë në dosjen e SPAK:

1. Tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
2. Tenderi me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 4”.
3. Tenderi “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”.
4. Tenderi me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”.
5. Tenderi “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë, urat mbi lumin Tirana”.
6. Tenderi me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 5”.
7. Tenderi me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 6”.
8. Tenderi me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7”.
9. Tenderi me objekt “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”.
10. Tenderi me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano”.
11. Tenderi “Plotësimi i punimeve të mbetura në aksin Porto Romano – Durrës, Loti 3”.
12. Tenderi “Loti 1, Kontrata A – Supervizim, mirëmbajtje e akseve kryesore të rajonit verior”.

Lista e personave dhe shoqërive të përfshira në dosje:

1. Belinda Balluku
2. Evis Berberi
3. Gentian Gjyli
4. Erald Elezi
5. Jetmira Dervishi
6. Mirzeta Kashnica
7. Jonida Çeçe
8. Ardian Kroi
9. Denis Xhoxhi
10. Klarita Konomi
11. Miranda Shkurti
12. Genti Raça
13. Eduart Agalliu
14. Arbër Troka
15. Dhurata Lazaj
16. Nikollaq Mihali
17. Gëzim Noni
18. Arlinda Gordani
19. Pandeli Carapuli
20. Igli Tare
21. Joana Bushi
22. Shoqëria “Eurocol” sh.p.k.
23. Viola Haxhiademi
24. Ergys Verdho
25. Adja Strazimiri
26. Anila Sulollari
27. Arbër Abazi
28. Shoqëria “Alko Impex General Construction” sh.p.k.
29. Paqsor Buzi
30. Artan Sako
31. Ram Geci

Në dosje, personat dhe shoqëritë figurojnë me akuza dhe statuse procedurale të ndryshme, ndërsa përgjegjësia penale e secilit mbetet për t’u shqyrtuar nga drejtësia.

Përmasat e hetimit tregojnë se çështja Balluku nuk kufizohet te një tender apo një institucion i vetëm. Nga zyrat ku janë marrë vendimet për investimet publike, te kompanitë që kanë konkurruar dhe biznesmenët e përfshirë në hetim, SPAK ka administruar një dosje që shtrihet në disa prej projekteve më të kushtueshme infrastrukturore të vendit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news