Kronika 2026-10-29 15:37:00 Nga VNA

Drejtoria e Burgjeve "zgjohet" pas 20 orësh me deklaratë të pazakontë: Transferimi i Erion Veliajt ishte sekret shtetëror, ndaj nuk e dinte ministri Gogu

Ndaje në Whatsapp

Drejtoria e Burgjeve "zgjohet" pas 20 orësh me deklaratë

Në një lëvizje që zgjati më shumë se 20 orë mbushur me akuza, spekulime dhe heshtje institucionale, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka vendosur me mjaft "guxim" të bëjë atë që vetë e cilëson si një "njoftim të pazakontë për shtyp".

Duhet të ketë qenë vërtet një ditë e pazakontë për institucionin e burgjeve, pasi iu deshën pothuajse 24 orë nën breshërinë e sulmeve mediatike e politike për të kuptuar se publiku meritonte një sqarim për transferimin e papritur të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj drejt IEVP Fier.

Prapaskena merr përmasa akoma më groteske pas deklaratës së bërë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së nga Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu — shefi direkt i institucionit — i cili pohoi para deputetëve se "nuk dinte asnjë gjë" për lëvizjen e Veliajt, madje ju kërkua edhe dorëheqje.

Bodo ia ka gjetur menjëherë justifikimin: Urdhri i transferimit mbrohet nga "sektreti":

"Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara 'sekret shtetëror'."

Me pak fjalë, nga sa lihet të kuptohet, sekretit shtetëror i ka rënë pika aq sa nuk mund t'i tregohej as vetë ministrit, duke e lënë Toni Gogun të papërgatitur përpara kolegëve të tij partiakë.

Sa i përket procedurave me të cilat u krye lëvizja e e të paraburgosurit E.V. (Erion Veliaj), Drejtoria e Burgjeve insiston se çdo gjë ka ecur me orë e me protokoll:

 "Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri E.V u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera."

Për të zbutur idenë e një trajtimi preferencial apo goditjeje politike, deklarata e Bodos përpiqet ta shesë lëvizjen e Veliajt thjesht si një numër të radhës në bilancet e rutinës ditore, duke u shprehur:

"Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026 janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor."

Ndërkohë që institucioni vazhdon të mbrohet pas "diskrecionit administrativ" të drejtueses për të lejuar apo moslejuar informacionin, mbetet e paqartë nëse kjo "pazakonshmëri" e njoftimit erdhi nga kompleksiteti i "sekretit shtetëror" apo thjesht nga koincidenca se institucionit i deshën 20 orë për të shpikur një dalje publike pas deklaratave të Toni Gogut.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news