Kronika 17 June 2024, 16:34 Nga VNA

Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 40-vjeçari në Kavajë

Ndaje në Whatsapp
Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Qerret të Kavajës, ku shtetasi me iniciale R.R ka qenë duke shtruar linjën e internetit dhe dyshohet se e ka zënë korrenti.

“Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme