Kronika 20 July 2025, 10:01 Nga VNA

Dy të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës transferohen në burgun 313 në Tiranë, në Burrel u rrezikohej jeta

Ndaje në Whatsapp
Dy të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës transferohen në

Petrit Cakrri dhe Fation Bushgjoka janë izoluar në paraburgimin e sigurisë së lartë në 313. Pasi u njohën me masën e sigurisë "arrest me burg" në gjykatën e Dibrës nën dyshimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës të dy u shoqëruan nën masa të  rrepta sigurie drejt Tiranës.

Vetëm një ditë më parë ata patën debate të forta në sallën e gjyqit me prokurorin e çështjes. Te dy këmbëngulin se u gjendën në atë zonë pasi po vëzhgonin shtëpi për ti grabitur, por skanë lidhje me vrasjen.

Por janë tradhtuar në çdo lëvizje nga GPS e makinave të marra me qira si dhe nga pamjet filmike. Prokuroria thotë se Renis Dobra u vra për perplasjen e grupeve në trafikun e drogës. Aktualisht është duke hetuar nëse Çakrri dhe vëllezërit Bushgjoka kanë vepruar per llogari të tyre apo kundrejt pagesës.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme