Kronika 20 July 2025, 09:57 Nga VNA

Sherri për çadrat në Ksamil, arrestohen tre persona

Ndaje në Whatsapp
Sherri për çadrat në Ksamil, arrestohen tre persona

Pas sherrit per çadrat e plazhit në Ksamil policia arrestoi 3 persona dhe nisi hetim në gjendje të lirë për një të mitur. Protagonistët kryesorë të sherrit ishin dy biznesmenët Albert Pashaj dhe Agim Taraj.

Mësohet se në pranga ka rënë Agim Taraj, 43 vjeç, pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’, Silvjan Sulku 18 vjeç banues në Dibër dhe Aldo Zeqiraj 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, Albert Pashajn i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen me iniciale O. P., 40 vjeçe, pasi pas konfliktit ajo ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e Agim Tarajt.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve  për plazhit para hotelit se kush do ta kishte në zotërim.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme