Kronika 19 July 2025, 15:22 Nga VNA

Mafia turke/ Shqiptari ekzekutor i atentatit në Kolonos, urdhri erdhi nga “Kasapi i Loutsas”

Ndaje në Whatsapp
Mafia turke/ Shqiptari ekzekutor i atentatit në Kolonos, urdhri erdhi nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e 13 korrikut në një kafene në Kolonos, Athinë, ku mbetën të plagosur një shtetas turk dhe një efektiv policie jashtë shërbimi, ngjarje që lidhet me larjen e hesapeve brenda mafies turke që vepron në Greqi.

Si ndodhi atentati

Sipas dëshmisë së viktimës, shtetasi turk Volkan Ertas, ai kishte shkuar në atë zonë pasi Suleyman Dalgic, shtetas turk aktualisht i burgosur, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person në këmbim të një borxhi që i detyroheshin. Personi i panjohur që do ta takonte i kishte kërkuar Ertas ta ndiqte, por ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, devijoi rrugën dhe hyri në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij u hap zjarr, duke e lënë të plagosur në këmbë, ndërsa plumbat plagosën edhe një efektiv policie jashtë shërbimi që ndodhej rastësisht aty.

Autori shqiptar, kapet me armën e krimit

Pas hetimeve dhe mbledhjes së dëshmive, policia greke identifikoi si autor të sulmit shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjeç, nga Vau i Dejës. Ai u arrestua në qendër të Athinës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes së policisë, Biba hodhi në tokë dhe theu telefonin celular, në përpjekje për të fshirë gjurmët.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi:

  • Një armë zjarri “Grand Power MK7” me një karikator me 15 fishekë (arma e krimit)
  • Një karikator bosh
  • 29 fishekë të tjerë
  • Një fishek “Luger”
  • Një celular “Samsung”
  • 4 pako me numra celularë
  • Një letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash
  • Një kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, Biba pranoi autorësinë e sulmit, duke deklaruar se synimi i tij ishte vetëm plagosja e Volkan Ertas.

Urdhri nga “Kasapi i Loutsas”

Sipas policisë greke, urdhërues i atentatit është Suleyman Dalgic, i njohur si “Kasapi i Loutsas”, i cili ndodhet në burgun e Larisas duke vuajtur burgim të përjetshëm për masakrën e 6 shtetasve turq në Artemida (Loutsa), Greqi, në tetor 2023. Viktimat, të lidhura me grupin mafioz “Daltons” në Turqi, u ekzekutuan pasi Dalgic dyshohet se i nxori në pritë duke i çuar te vendi i ekzekutimit.

Gjatë kontrollit të qelisë së Dalgic, policia greke nuk gjeti sende të paligjshme, ndërsa vijon hetimi për mënyrën se si ai vijon të japë urdhra edhe nga brenda burgut, në kuadër të larjes së hesapeve të mafies turke në territorin grek.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme