Sociale 27 October 2024, 21:45 Nga VNA

Drejtor i rrjetit të Bazelit: Do jemi në Durrës, shpresojmë të na lejojnë të ndajmë kampionin

Ndaje në Whatsapp
Drejtor i rrjetit të Bazelit: Do jemi në Durrës, shpresojmë

Nesër në mëngjes pritet të mbërrijë në portin e Durrësit një ngarkesë prej 2100 ton mbetjesh industriale e cila ka ngritur shqetësime për përmbajtjen dhe legalitetin e saj. Sipas Jim Puckett, drejtor i Rrjetit të Bazelit, është rreth 95% e sigurt që ngarkesa përmban pluhur metalesh nga filtrat e ndotjes së fabrikave të çelikut, të cilin ai e konsideron të rrezikshëm dhe të paligjshëm për transport.

Pucket tha se nuk ka marrë garanci që do të jetë dëshmitarë në hapjen e kontejnerëve edhe pse do jetë në Portin e Durrësit kur të vijnë kontejnerët.

"Do ndodhemi tek porti i Durrësit dhe shpresojmë të na lejojnë të ndajmë kampionin. Duhet të jetë prokuroria, të ndiqet procedura standarte. Nëse na lejojnë autoritetet do jemi prezent."

Puckett ka shprehur dyshime të forta mbi përmbajtjen e ngarkesës dhe ka kërkuar transparencë të plotë nga autoritetet shqiptare. Ai ka bërë thirrje që ngarkesa të hapet në prani të përfaqësuesve të tij dhe të bëhen analizat e nevojshme për të përcaktuar nëse përmbajtja është e rrezikshme. “Shpresojmë të kemi qasje të plotë për të kuptuar se çfarë saktësisht përmban kjo ngarkesë. Bazuar në të dhëna nga informues anonimë dhe analiza të mëparshme, mendojmë se kjo mund të jetë pluhur metalesh nga fabrikat e çelikut, si fabrika e Kurumit në Elbasan,” tha ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme