Kronika 17 July 2026, 11:55 Nga VNA

Zgjidhet relatori i ri, dosja e Saimir Tahirit në duart e Enton Dhimitrit në Gjykatën e Lartë

Ndaje në Whatsapp

vxfdfdv.jpg

Pas dorëheqjes së Genti Shalës, çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatën e Lartë i është caktuar gjyqtarit Enton Dhimitri. Megjithatë, pavarësisht se dosja pret prej vitesh radhën për shqyrtim, ende nuk është caktuar një datë për seancën dhe, për rrjedhojë, nuk janë bërë të ditur as dy anëtarët e Kolegjit Penal që do ta shqyrtojnë atë.

Ish-ministri i Brendshëm u dënua me pesë vite burg për shpërdorim detyre, dënim që u reduktua në 3.4 vite për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.

Ish-Prokuroria për Krime të Rënda e hetoi Tahirin dhe ngriti ndaj tij akuzat për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, por për këto akuza ai u shpall i pafajshëm.

Sipas prokurorisë, Tahiri kishte favorizuar grupin kriminal Habilaj në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Ish-deputeti vuajti një pjesë të dënimit në burgun e Fierit, ndërsa në vitin 2020 u lirua me vendim të Gjykatës së Elbasanit, e cila pranoi kërkesën e tij për zëvendësimin e dënimit me burg me masën alternative "qëndrim në shtëpi", për shkak të gjendjes shëndetësore të tij dhe të bashkëshortes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme