Kronika 17 July 2026, 09:38 Nga VNA

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli vulos 28 vite burg për Ilir Selmanin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli vulos 28 vite burg për Ilir Selmanin

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e GjKKO për Ilir Selmanin, i akuzuar si pjesë e grupit që ekzekutoi ish-policin, Santjago Malko.

Selmani do të vuajë 28 vite burgim. Ai ndodhej në masën e “arrestit në shtëpi” kur u firmos verdikti për të, pasi procesi zgjati gati 4 vite dhe afatet e paraburgimit humbën efektet.

Për vrasjen e Malkos janë dënuar në total me 130 vite burgim 5 të pandehur të tjerë që u gjykuan në një proces të ndarë. Leonard Duka që konsiderohet si kreu i klanit Duka u dënua me 30 vite burgim, ndërsa vëllai i tij Erlisi mori pafajësinë. Fatmir Hyseni, i akuzuar si ekzekutor në ngjarje, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga u dënuan me nga 25 vite burgim secili. Ndërsa në një proces të ndarë është cilësuar fajtor dhe dënuar Blendi Teta.

Malko u qëllua për vdekje në 2019 nga klani kriminal Duka i drejtuar nga Leonard Duka. Malko njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinaj i konsideruar si mbreti i kumarit. Martinaj është zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme