Politika 12 October 2024, 12:12 Nga VNA

“Djathtas”/ Enkelejd Alibeaj prezanton partinë e re: Shteti i së drejtës është themeli ynë

Ndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar partinë e re politike “Djathtas”. Alibeaj tha se në krye të subjektit të ri politik qëndrojnë 4 figura të larguara nga Partia Demokratike. Partia e re “Djathtas” u krijua nga Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Acka dhe Seladin Jakupllari.

Pjesë e saj gjithashtu janë edhe Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko, Edvin Kulluri dhe Rezart Kthupi.

“Projekt i ri politik. Shteti i së drejtës është themeli ynë. Besojmë se një qeveri është më efikase dhe pakorruptuar kur është kufizuar në madhësi dhe fuqi të saj”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputeti Arbi Agalliu, është shprehur se grupet parlamentare janë kthyer në vegla të kryetarit të partisë.

“Marrëveshja e 20028 eliminoi meritokracinë në partitë politike, hoqi mundësinë që qytetarët të zgjedhin deputetin e tyre, dhe ktheu grupet parlamentare në vegla të kryetarit të partisë, nëse nuk bindesh ndaj tyre humbet mundësinë për të qenë në listën e sigurt. Kjo vazhdon edhe në një marrëveshje të disa muajve më parë ku u certifikuan listat e mbyllura.” – u shpreh Agalliu.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme