Kronika 7 July 2026, 11:20 Nga VNA

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, nëna: Kam frikë edhe për fëmijët e tjerë

Ndaje në Whatsapp
Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, nëna: Kam frikë edhe

Një ngjarje e rëndë e ndodhur rreth një muaj më parë në Fier është rikthyer në vëmendjen e opinionit publik, pasi pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve, një 17-vjeçare është dhunuar fizikisht nga tre bashkëmoshatare brenda një banese. E mitura ishte ftuar nga vajzat me pretendimin se do të sqaronin një mosmarrëveshje, por takimi përfundoi në një akt të rëndë dhune. Gjatë incidentit, njëra prej të pranishmeve ka filmuar ngjarjen, ndërsa dyshohet se ka nxitur edhe agresionin.

Rasti është denoncuar në Policinë e Fierit nga prindërit e 17-vjeçares një ditë pas ngjarjes. Sipas familjarëve dhe banorëve të zonës, nuk pati një reagim të menjëhershëm nga institucionet, ndërsa çështja mori vëmendje të gjerë vetëm pas publikimit të videos në rrjetet sociale.

Të afërmit bëjnë me dije se e mitura, me inicialet P.D., kishte lënë shkollën për të ndjekur një kurs parukerie, me synimin për të krijuar një profesion.

Nëna e 17-vjeçares, në një prononcim për mediat, shprehet se vajza e saj po përjeton një gjendje të rënduar psikologjike pas ngjarjes. Ajo kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe thotë se familja jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur.

Ndërkohë, çështja po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, e cila vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme