Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se në datat 6 dhe 7 gusht, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të bllokohen përkohësisht të dy korsitë në drejtimin Durrës–Tiranë, për shkak të punimeve për zgjerimin e superstradës.
Sipas ARRSH-së, gjatë këtij intervali do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit, një fazë e rëndësishme e projektit të zgjerimit të aksit rrugor.
Për të shmangur bllokimin e qarkullimit, trafiku që lëviz nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet përmes rampave të autostradës Thumanë–Kashar.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur në terren gjatë orëve të zhvillimit të punimeve.






















