Politika 14 February 2025, 13:55 Nga VNA

Berisha: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD do të dërgojë për ndjekje penale kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhajn dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për ngjarjet gjatë protestës para SPAK, ku zhvillohej seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“PD, duke dënuar me forcën më të madhe, deklaron se do dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe vetë Edi Ramën për aktin e pashembullt që ka ndodhur dje”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Ai e cilësoi të patolerueshme, sipas tij, ndërhyrjen e segmenteve të shtetit kundër institucioneve të tjera dhe akuzoi qeverinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme