Politika 14 February 2025, 11:48 Nga VNA

Gjykata shpall të pafajshëm Gazment Bardhin për padinë e shpifjes nga Edmond Sula

Ndaje në Whatsapp
Gjykata shpall të pafajshëm Gazment Bardhin për padinë e

Gjykata ka shpallur të pafajshëm deputetin Gazment Bardhi në lidhje me një kallëzim për shpifje dhe fyerje të bërë nga Edmond Sula, ish-drejtuesi i policisë së Shkodrës.

Avokati i Bardhit, Marash Logu, tha se vendimi u bazua në ligj dhe prova konkrete, duke vërtetuar se deklaratat e bardhit nuk përbënin shpifje, por i referoheshin dokumenteve zyrtare.

“Spak me shkresë zyrtare konfirmoi se të gjitha deklarimet e bardhit kanë qenë të sakta dhe të vërteta. SPAk konfirmoi se ato biseda ekzistojnë dhe se po kryhen hetime të thelluara nga prokuroria,” tha Logu.

Edmond Sula paditi Bardhin për shpifje dhe fyerje pas një deklarate të bërë prej tij në një seancë plenare të kuvendit në shtator 2024, ku Bardhi pretendoi se Sula ishte emëruar në krye të policisë së shkodrës me mbështetjen e grupeve kriminale.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme