Politika 13 February 2025, 21:31 Nga VNA

Zgjedhjet e 11 majit/ Përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e emigrantëve

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 11 majit/ Përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku jeton e punon.  Ndryshimet u miratuan të enjten në Komisionin Rregullator të Zgjedhjeve me 5 vota pro.

Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve thotë se këto ndryshime krijojnë lehtësi në regjistrimin e zgjedhësve të cilët nuk zotërojnë një dokument provues adrese në emrin e tyre.

Në këtë rast, ata kanë mundësi të përdorin si provë adrese në PER, dokumentin provues në emër të një familjari të tyre ose të dikujt tjetër pa lidhje familjare mes tyre.

Komisioni Rregullator shqyrtoi edhe miratoi edhe projektvendimin “Për rregullat e sjelljes së institucioneve publike në zgjedhje dhe ndalimin e keqpërdorimit të aseteve publike”.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme