Politika 13 February 2025, 23:19 Nga VNA

Do bashkëpunoj me Ramën për Reformën në Drejtësi? Berisha: Do jetë referendumi ai që do japë përgjigje

Ndaje në Whatsapp
Do bashkëpunoj me Ramën për Reformën në Drejtësi?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet mbrëmjen e sotme në lidhje me një bashkim të mundshëm mes tij dhe Ramës për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha e përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim me Edi Ramën dhe tha se për për këtë çështje do diskutoj vetëm me shqiptarët dhe Komisionin e Venecias.

“Në rastin më të mirë kjo përjashtohet në mënyrë kategorike që unë të bashkëpunoj me Edi Ramën, në mënyrë absolute për Reformën në Drejtësi. Do bashkëpunoj me qytetarët shqiptarë, do marr Komisionin e Venecias dhe do jetë referendumi ai që do japë përgjigje”, theksoi Sali Berisha.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme