Kronika 31 August 2024, 22:09 Nga VNA

Bashkëshorti i vuri flakën me benzinë, përkeqësohet gjendja e shëndetësore e Melisa Trëndafilit, niset për në Tiranë për mjekim më të specializuar

Ndaje në Whatsapp
Bashkëshorti i vuri flakën me benzinë, përkeqësohet

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Melisa Trëndafilit, 31-vjeçarja që u lye me benzinë nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili i cili më pas i vuri flakën.

Bëhet me dije se 31-vjeçarja është nisur drejt Spitalit Universitar "Nënë Tereza" me plagë të shumta në trup e djegie të shkallës së lartë për të marrë mjekim më të specializuar.

Nga ana tjetër Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e autorit.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Bledar Trëndafili ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes së tij. Ai i ka kërkuar 31-vjeçares të heqë dorë nga procesi i divorcit por ajo ka qenë kundër ribashkimit.

Melisa Trëndafili jetonte me qira në një prej rrugicave të lagjes Nr. 1 në afërsi të Bulevardit "Republika" në Korçë.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme