Politika 19 December 2024, 12:57 Nga VNA

Balluku sulmon deputetin Agron Shehaj: Nuk e bëj dot burrë!

Ndaje në Whatsapp
Balluku sulmon deputetin Agron Shehaj: Nuk e bëj dot burrë!

Menjëherë pas fjalës së deputetit Agron Shehaj, ku ngriti akuza ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shmangien e interpelancës së kërkuar prej tij mbi projektin e rrugës Thumanë-Kashar, të cilën e cilësoi si një nga aferat më të mëdha korruptive të 30 viteve të fundit, zv.kryeministrja Belinda Balluku sulmoi ashpër deputetin. Ajo tha se në kohën kur është kërkuar interpelanca ndodhej jashtë shteti por edhe në kantiere. Madje tha që deputeti Shehaj këto interpelanca i ka populizëm pasi në fakt, dy herë, sipas saj, kur ajo ishte në seancë, Shehaj kishte marrë raport mjekësor pasi nuk futej dot në seancë sepse kishte frikë, ju (drejtohet opozitës), po protestonit. Në këtë moment Balluku tha se "Unë nuk e bëj dot burrë z.Shehaj!".

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme