Politika 17 December 2024, 18:24 Nga VNA

PS fal gjobat për ndërtimet pa leje 5 muaj para zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
PS fal gjobat për ndërtimet pa leje 5 muaj para zgjedhjeve

Me afrimin e zgjedhjeve të 11 Majit, pritet një valë tjetër lehtësirash për qytetarët, ku një nga masat më të fundit është falja e gjobave për ndërtimet pa leje.

Socialisti Erion Braçe, propozues i këtij projektligji, ka arritur të kalojë në Komisionin e Ekonomisë një nismë që fshin gjobat për ndërtimet pa leje, duke përfshirë jo vetëm zonat rurale, por edhe qytetet.

Ky ligj do të falë penalitetet e vendosura gjatë 10 viteve të fundit nga inspektoriate të ndryshme dhe Policia e Shtetit, duke përfshirë shtëpitë individuale që janë ndërtuar pa leje në qytet.

Nisma është miratuar vetëm me votat e socialistëve në komision dhe pritet të votohet në seancën e ardhshme plenare. Ligji ka për qëllim të ndihmojë qytetarët që kanë bërë ndërtim për qëllime strehimi dhe jo për ndërtimin e pallateve.

 

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme