Politika 17 December 2024, 13:57 Nga VNA

Gazment Bardhi, “jashtë” takimeve me ambasadën amerikane dhe fokusit të Berishës

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi, “jashtë” takimeve me ambasadën amerikane

Gazment Bardhi nuk ka qenë pjesë e takimeve që e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn, ka zhvilluar me faktorin opozitar ditët e fundit. Ylli në ngjitje i PD-së kur drejtohej nga Lulzim Basha e la ish-kryetarin demokrat për t’u bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës. Aktualisht, si drejtues i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi mund të konsiderohet pa frikë numri dy i kësaj force politike, por kjo nuk e ka ndihmuar të jetë i preferuari i amerikanëve. Pas shpalljes non grata të Sali Berishës, ai konsiderohej një faktor kyç i opozitës për shkak të përgatitjes dhe moshës së re. Gjë që mesa duket nuk ndodh që kur Gaz Bardhi vendosi t’i bashkohej Sali Berishës dhe të bëhej pjesë e skemave të njohura të kryetarit legjendar për të sulmuar ndërkombëtarët dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Më e moderuar në qëndrimet e saj ndaj ndërkombëtarëve dhe drejtësisë së re, Jorida Tabaku ka qenë në takime me zonjën Van Horn, ku bashkë me të në tryezën e bisedimeve kanë qenë dhe Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.

Së fundmi, Gaz Bardhi nuk ka qenë i dukshëm as në takimet e kryetarit Sali Berisha dhe në rrjetet sociale, ku mungon fushata elektorale e tij në Fier si drejtues politik.

Mesa duket, ylli në ngjitje i Lulzim Bashës po shuhet nën ndikimin e kryetarit të ri, që entuziazmin e parë të “bashkimit në diversitet” e ka zëvendësuar me lënien në cep, një proces i zakonshëm për ata që e njohin. Që me gjasë po shoqërohet dhe me injorimin që ambasada e SHBA, që dikur e konsideronte politikanin me të ardhme, tashmë e ka lënë në hije yllin në ngjitje të Bashës.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme