Politika 17 December 2024, 17:31 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese, Zaçaj të hënën argumenton kohëzgjatjen e mandatit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese, Zaçaj të hënën argumenton

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për mandatin e Holta Zaçajt, pas kërkesës së saj për kohë shtesë për paraqitjen e opinionit me shkrim.

Njoftimi Sot, më datë 17.12.2024, ora 13:00, u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë. Para seancës së sotme, ajo depozitoi një kërkesë me shkrim, përmes së cilës kërkoi një periudhë kohore të mjaftueshme për të përgatitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi parimet kushtetuese dhe interpretimin e dispozitave kushtetuese të zbatueshme në këtë rast.

Gjykata, duke vlerësuar shkaqet e kërkesës, vendosi ta pranojë atë, duke caktuar si afat për paraqitjen e opinionit me shkrim ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00.

Për këto arsye, si dhe për të mundësuar shqyrtimin paraprak të opinionit nga trupa gjyqësore, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme