Politika 18 December 2024, 14:08 Nga VNA

Berisha: Qindra mijëra tituj për Parashqevinë, asnjë fjalë për 600 gra që vdiqën pa mjekim

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Qindra mijëra tituj për Parashqevinë, asnjë

Në forumin “Të Drejtat e Shkelura”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi mediat për shpërqendrimin e tyre nga problemet reale të vendit. Ai vuri në dukje mungesën e raportimit për gratë që kanë humbur jetën për shkak të mosfunksionimit të aparaturave të diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit të gjirit, duke e krahasuar këtë situatë me romanet e Garsia Markezit.

“Prej një jave, mediat janë të mbushura me qindra mijëra tituj për një këngëtare të njohur, por për 600 gra që vdiqën sepse aparaturat për trajtimin e kancerit nuk funksiononin, nuk ka asnjë lajm,” tha Berisha.

Ai e quajti këtë situatë një “diktaturë të drogës”, duke theksuar se mediat e afërta me qeverinë nuk raportojnë për çështje jetike që prekin qytetarët.

Berisha kritikoi edhe klasën intelektuale dhe gazetarët, duke vënë në dukje se vetëm një grup i vogël njerëzish guxojnë të denoncojnë këtë situatë. “Kjo është një diktaturë që injorohet nga shumica, dhe kjo e bën situatën edhe më të rëndë,” përfundoi ai.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme