Politika 19 December 2024, 12:11 Nga VNA

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Kumbaro diskriminon të ardhurit: Ksamilin e kthyet në Bathore të dytë

Ndaje në Whatsapp
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Kumbaro diskriminon të ardhurit: Ksamilin

Sot në seancën parlamentare po mbahet interpelanca e kërkuar nga PD me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron. Interpelanca e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, fokusohet tek zbatimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura. Zhupa tha se Janë dhënë 5.8 mln tokë për investitorët strategjikë, duke e konsideruar kabinetin qeveritar si terroristë mjedisorë. "Pasi keni mbaruar të gjithë tokën që mund të jepnit, tani keni programuar të hyni në zonat e mbrojtura. Propozimi është që jo vetëm të zgjatet afati, por të jepen në përdorim edhe brigjet e deteve, lumenjve e liqeneve për stacione plazhi. Pasi morët tokën, merrni edhe detit, edhe ajrin dhe jetën e shkatërrojeni këtë vend”, tha ajo. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në fjalën e saj diskriminoi komunitetin e ardhur në Tiranë, duke bërë një krahasim aspak me vend. Kumbaro theksoi se Ksamili në kohën e qeverisjes së PD u degradua në një Bathore të dytë. Sipas saj, sot ka zgjeruar sipërfaqen e zonave të mbrojtura me 21.5 përqind. "Ju ndoqët parimin e çurbanizimit. Nuk është fjala vetëm për Tiranën. Ksamili u degradua në një Bathore të dytë. Ne sot po sistemojmë territorin me restaurime. Çdo rregullim është bërë me vendim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura"- tha Kumbaro.

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme