Sociale 1 November 2024, 14:34 Nga VNA

Arrestohen 7 Pedagogë në Universitetin Aleksandër Xhuvani për Korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen 7 Pedagogë në Universitetin Aleksandër Xhuvani

Një skandal korrupsioni ka përfshirë Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku 7 pedagogë janë arrestuar dhe pezulluar nga detyra. Akuza për korrupsion aktiv dhe pasiv vjen pasi mësohet se pedagogët u kanë kërkuar studentëve para në këmbim të kalimit të provimeve.

Në hetimet e zhvilluara, të dyshuarit kryesorë janë:

1.Ornela Bilali, pedagoge e lëndës “Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme”

2.Zyhra Gripshi, pedagoge e lëndës “Puna me familjen dhe komunitetin”

3.Adrian Shingjergji, pedagog i lëndës “Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore”

4.Beatriçe Gani, pedagoge e lëndës “Të mësuarit nëpërmjet lojës”

5.Edlira Gugu, pedagoge e lëndës “Letërsi për fëmijë”

6.Florinda Tarusha, pedagoge e lëndës “Filozofi e edukimit”

7.Monika Hodaj, pedagoge e lëndës “Edukimi gjinor në fëmijërinë e hershme”

Gjithashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, i cili kishte një lokal pranë universitetit dhe dyshohet të ketë luajtur rolin e ndërmjetësit midis studentëve dhe pedagogëve për përfitimin e ryshfeteve.

Burime të hetuesisë bëjnë me dije se ky rast ka ardhur pas denoncimeve të shumta nga studentët, të cilët pretendojnë se ishin të detyruar të paguanin për të kaluar lëndët përkatëse. 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme