Kronika 23 December 2024, 15:21 Nga VNA

Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin për Frokaj, ish-kryebashkiaku duhet të rikthehet në qeli

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin për Frokaj,

Gjykata e Apelit të Posacëm dënoi përfundimisht me 2 vite e tetë muaj burgim Fran Frrokaj ish-kryetar i Bashkisë Lezhë, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai duhet të rikthehet në qeli pasi më herët ishte dënuar nga GJKKO vetëm me 1 vit e 4 muaj burgim, por që u liru pasi përfitoi nga amnistia penale që bëri qeveria në prill të këtij viti.

Por ky verdikt u prish nga Apeli i Posacëm cka do të thotë se Frrokaj duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit. Ish-juristi Bledar Cara u cilësua fajtor dhe dënua me 1 vit e 4 muaj burgim, si dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Juxhina M., u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, por dënimi iu konvertua në 5 vite shërbim prove, për një periudhë prej 5 vitesh, me kusht që nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale përgjatë kësaj kohe.

E pandehura Juxhina M., u urdhërua që të mbajë kontakte me shërbimin e provës Zyra Vendore Lezhë. Për të u firmos edhe dënim plotësues, heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Tre të pandehurit u gjykuan dhe gjetën fajtorë për cështje që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme