Kronika 22 December 2024, 15:28 Nga VNA

Përleshje mes grupeve të rinjsh, dy të rinj dërgohen në spital me plagë të rënda

Ndaje në Whatsapp
Përleshje mes grupeve të rinjsh, dy të rinj dërgohen në

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta, mbrëmjen e së shtunës (21 dhjetor), rreth orës 20:00, në fshatin Shkallë të Bashkisë Konispol. Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se në përleshje janë përfshirë të paktën 6 persona, dhe si pasojë ka pasur të plagosur.

Deri tani, 4 persona kanë kërkuar mjekim në spitalin e Sarandës, ndërkohë që 19-vjeçari Amarildo Saliko dhe 22-vjeçari Flori Pasho kanë pësuar plagë më të rënda, duke pasur çarje 3-4 cm në kokë. Ata janë trajtuar me ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka shoqëruar 4 persona për t’u marrë në pyetje, për të sqaruar shkaqet e këtij konflikti.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme