Kronika 21 December 2024, 12:17 Nga VNA

Historia e pazakontë e ruses, nga Gjermania në Tiranë ku u arrestua për vjedhje monopatine. Çfarë deklaroi në gjykatë

Ndaje në Whatsapp
Historia e pazakontë e ruses, nga Gjermania në Tiranë ku u

Elina Sh, shtetase ruse me pasaportë gjermane doli sot përpara gjykatës së Tiranës për masë sigurisë pasi akuzohet se bashkë me të dashurin e saj Novruz N, kanë vjedhur një monopatinë para një banke, edhe pse krimi mbeti në tentativë pasi u kapën nga pronari.

Shtetësja ruse tha para gjykatës se ka qenë e pirë dhe smban mend që veprimet që ka kryer, por nuk ka patur asnjë qëllim të vjedhë. I dashuri i saj shkoi në vendin e ngjarjes dhe tha që lërëni te dashurën time se e marr unë përsipër. Por nga hetimet rezultoi se ata të dy e kishin vëzhguar derisa e morën monopatinën, por u kapën nga pronari në flagrancë dhe ai njoftoi policinë.

Rusja kishte një muaj që kishte ardhur në Shqipëri, pasi ishte njohur më Gjermani me Novruzin. Ajo është nënë e një fëmije që e ka lënë te nëna  esaj në Gjermani. Vajza u la nën masën e sigurisë detyrim për paraqitje, ndërsa i dashuri i saj nën masën e arrestit me burg pasi dyshohet se ka vjedhur dhe një monopatinë tjetër, si dhe ishte i dënuar me herët për plagosje.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme