Kronika 20 December 2024, 15:59 Nga VNA

Vëlla e motër vranë babanë në Shënavlash, dosja kalon për gjykim

Ndaje në Whatsapp
Vëlla e motër vranë babanë në Shënavlash, dosja

Hysen dhe Hygerta Meta, vëlla e motër, do të përballen me drejtësinë për akuzat e vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe fshehjen e asgjësimin e kufomës së babait të tyre, Pellumb Meta, në shtëpinë e familjes në Shënavlash të Durrësit. Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale kundër tyre.

Për veprën penale të asgjësimit të kufomës, akuzohet djali i vogël i familjes, Amarildo Meta.

Sipas hetimeve, Hysen Meta, së bashku me motrën e tij Hygerta, studente në vitin e parë, vranë babain e tyre, ndërkohë që kishin raportuar në polici se ai ishte larguar nga banesa në shoqërinë e një gruaje. Trupi i pajetë i babait u fsheh pranë kasolles së bagëtive.

Ngjarja tronditëse ndodhi në shkurt të këtij viti dhe fillimisht ishte Hygerta ajo që rrëfeu për hetuesit, duke pranuar se kishte marrë pjesë në vrasjen e babait. Hetimet zbuluan se ekzekutori ishte Hyseni, djali i madh i Pellumb Metës.

Arma e krimit u gjet më vonë e hedhur në një kanal në zonën e sektorit Rinia, Durrës.

Tashmë, dy vëllezërit dhe motra do të përballen me drejtësinë, ndërsa motivi i këtij krimi të rëndë mbetet ende i paqartë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme