Kronika 19 December 2024, 20:38 Nga VNA

E rëndë/ U asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesë, ndërrojnë jetë dy persona në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë/ U asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesë,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gaz i rrjedhur. Policia e kryeqytetit ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën “Marije Kraja”. Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, 47 vjeç, pronar i banesës, dhe Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, i afërm i tij.

“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme