Kronika 22 December 2024, 14:20 Nga VNA

Shkaktoi vetëvrasjen e 27 vjeçares/ Nis procesi penal ndaj Altin Çokut

Ndaje në Whatsapp
Shkaktoi vetëvrasjen e 27  vjeçares/ Nis procesi penal ndaj Altin

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen penale ndaj Altin Çokut. Ai është marrë i pandehur për akuzat e “shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “përndjekjes” ndaj 27-vjeçares Sibela Abedini. E reja, nënë e një fëmije të mitur kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte, pasi nuk duroi dot presionin pas publikimit të fotove të saj intime në rrjetin social tik-tok nga Altin Çoku me të cilin ishte në një lidhje.

Nga hetimet rezultoi se ishte pikërisht sjellja e Çokut, që coi drejt vetëvrasjes Abedinin, në një kohë që prokurorët kanë siguruar prova që ai e përndiqte 27-vjecaren.

Procesi ndaj Çokut pritet të nisë në themel në Gjykatën e Tiranës. Në process marrin pjesë, si të dëmtuar nga vepra penale, nëna e Sibela Abedinit dhe vëllai i saj. Akti i Sibela Abedinit shkaktoi zemërim të thellë në opinionin publik. Autori i dyshuar i krimit rezulton me precedentë të mëparshëm penal, pasi ishte dënuar më herët për gjobëvënie. Ai njihet si një person i dhunshëm dhe mjaft problematik në rrjetet sociale.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme