Kronika 23 December 2024, 10:39 Nga VNA

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Selim Çekajt për trafik kokaine

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Selim Çekajt

Prokuroria e Posaçme kërkoi në gjykatë pushimin e çështjes penal ndaj Selim Çekajt ndaj të cilit rëndonin dyshimet për trafik kokaine. Mësuesi në pension u ndalua pasi në kompaninë e tij Ecoalmax u sekuestruan 49 kg kokainë. Ai u dërgua në paraburgim e më pas në arrest shtëpie. Hetimet nuk zbuluan prova për përfshirjen e tij në trafik droge.  Ndaj dhe më herët SPAK kërkoi pushimin e çështjes, por gjykata ja ktheu për hetim. Pas muajsh të tërë SPAK bëri sërish të njëjtën kërkesë dhe vendimi pritet më datë 27 dhjetor.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj i kompanisë Arbri Garden, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane të fshehur në kontejnerët me banane që u sekuestrua në portin e Durrësit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme