Kronika 2 July 2026, 09:26 Nga VNA

Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin 

Ndaje në Whatsapp
Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin 

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me 17 burg burg Erjon Llapushin, një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit.  

Ai u cilësua fajtor për vrasje me dashje pasi goditi me grusht dhe i shkaktoi vdekjen kamarierit, Gazment Kurmaku në një lokal në Fushë Labinot në Elbasan.  Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 20 vjet burg. Erjon Llapushi është në listën e personave më të rrezikshëm në vend dhe prej 15 vitesh është përfshirë në krime që nga gjobëvënia e deri tek vrasja.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme