Kronika 1 July 2026, 14:33 Nga VNA

Vrasja e Kudret Saliajt, Gjykata e Lartë: Çështja të rigjykohet nga një tjetër trupë në Apel

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Kudret Saliajt, Gjykata e Lartë: Çështja të

Gjykata e Lartë prish vendimin dhe kthen për rigjykim në Apel çështjen penale të vrasjes së Kudret Saliajt.

Kolegji Penal i Gjykatës Supreme, pasi shqyrtoi dosjen penale, gjeti shkelje proceduriale dhe urdhëroi rigjykimin në shkallën e dytë të gjyqësorit, por me një trupë tjetër.

Për vrasjen e Kudret Saliajt është dënuar me burgim të përjetshëm ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, ish-punonjës i Policisë së Burgjeve. Ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Dhurata Picari, u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim.

Ajo mori pafajësinë për akuzën e bashkëpunimit në vrasje, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar dënimin e saj me 35 vite burgim.

Çifti, Dhurata dhe Kudret Saliaj, ishin në proces divorci kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të vitit 2021. Kudret Saliaj ishte ulur në një lokal pranë Gjykatës, kur u qëllua për vdekje nga ish-vjehrri. I plagosur në ngjarje mbeti edhe avokati Adriatik Cama.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme