Politika 6 July 2026, 15:31 Nga VNA

Alimehmeti sheh qartë kërkesat e protestës, por vetëm për Ramën dhe jo për Berishën

Ndaje në Whatsapp

fvdfvd.png

Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar në A2 CNN se pas 36 ditëve protestë para Kryeministrisë, zgjidhja e vetme për situatën politike në vend do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Ai u shpreh se mënyra më e drejtë për të testuar mesazhin e protestës është përmes votës, duke theksuar se debatet mbi sloganet nuk duhet të jenë në qendër të analizës politike. Alimehmeti nënvizoi gjithashtu se kërkesa që, sipas tij, bashkon rrymat e ndryshme brenda protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si emëruesin e përbashkët të pjesëmarrësve.

Alimehmeti është mjaft i qartë kur vjen puna te artikulimi i kërkesave të protestuesve ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e vendosur theksin te dorëheqja e tij dhe zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje. Por kjo qartësi duket se zbehet sapo debati kalon në territorin më të ndjeshëm brenda vetë opozitës, ku ai nuk shprehet për një tjetër kërkesë të artikuluar nga protestuesit, largimin e Sali Berishës nga skena politike.

Në këtë pikë, mungesa e një qëndrimi nuk kalon pa u vënë re, sidomos në një protestë ku thirrjet nuk janë të drejtuara vetëm kundër qeverisë, por edhe ndaj figurave kyçe të opozitës. Duket sikur emrat e “problemit” edhe për Alimehmetin përcaktohen më lehtë kur janë në anën tjetër të barrikadës, ndërsa brenda kampit opozitar tregohet më i kujdesshëm duke i mbyllur sytë dhe veshët dhe nuk e përmend si problem.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme