Kronika 12 September 2024, 20:40 Nga VNA

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje të moshuarin (Emrat)

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, pasi një 35-vjeçar me makinën e tij ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Policia ka identifikuar edhe identetetet e personave të përfshirë në ngjarje. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë Sokol Çita dhe ka aksidentuar 60-vjeçarin Bujar Rika

Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme