Sociale 2 August 2024, 13:34 Nga VNA

Zjarret/Në 7 bashki 9 vatra aktive

Ndaje në Whatsapp
Zjarret/Në 7 bashki 9 vatra aktive

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, kryesisht në Bashkitë Lezhë, Krujë dhe Elbasan. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar. Sakaq mësohet se, vijojnë të jenë aktive ditën e sotme vatra e zjarrit midis fshatit Kakarriqit, njësia administrative Balldren dhe fshatit Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë; zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan. Në njësinë administrative Gostimë, bashkia Elbasan po punohet për shuarjen e një tjetër vatre. Ekipet e emergjencave vijojnë punën për shuarjen e vatrave edhe në zonën pyjore Bode, bashkia Maliq, në fshatin Kus, bashkia Tiranë, në fshatin Mushnik, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Vorfë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Salari, bashkia Tepelenë si dhe në parkun kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë. Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara.Në operacionet për shuarjen e zjarreve në 24 orët e fundit janë angazhuar 599 forca operacionale dhe 452 mjete.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme