Sociale 30 July 2024, 21:38 Nga VNA

"Paraja shkon tek halli", qeveritë Rama shpenzojnë më shumë për burgjet sesa për arsimin

Ndaje në Whatsapp

"Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi", thotë një shprehje e urtë popullore, që në situatën kur një pjesë jo e vogël e qeveritarëve dhe punonjësve të administratës janë në burg apo në procese hetimore në SPAK, është më e saktë të thuhet "paraja shkon tek halli".

Qeveritë Rama janë kritikuar në vijimësi për nivelin e ulët të të ardhurave publike të dedikuara për shpenzime në fushën e arsimit, si dhe për bjerrjen e cilësisë në sistemin arsimor publik. Dhe shifrat e vërtetojnë këtë. Shpenzimet publike për një nxënës në ditë në vitin 2023 kanë qene 2.3 euro në ditë.

Nga ana tjetër, qeveritë Rama duket se nuk kursehen për sistemin e burgjeve dhe të burgosurit. Për një të burgosur në ditë në vitin 2023 janë shpenzuar afërsisht 13 herë më tepër sesa për një nxënës (përllogaritjet janë bërë nga INA Media).

Dhe të mos harrojmë që për arsimin qytetarëve shqiptarë u merren edhe taksa lokale të dedikuara prej më shumë se një dekadë, pavarësisht se një taksë e tillë u shpall e përkohshme.

Me perspektivën e rritjes së popullatës së burgut me qeveritarë shqiptarë, qartazi prioriteti për qeverinë Rama nuk do jene shkollat dhe arsimi, ku qeveritarët nuk kthehen më, por stacioni i tyre i radhës, burgu. Prandaj edhe Ahmetajt i bëjmë thirrje të kthehet. Mos të ketë frikë se nuk e çojmë në shkollë./INA Media/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme