Sociale 29 July 2024, 14:39 Nga VNA

30 vatra zjarri vetëm në 24 orët e fundit, vijon djegia e mbeturinave në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
30 vatra zjarri vetëm në 24 orët e fundit, vijon djegia e
  • Zjarret prekin disa qarqe të Shqipërisë
  • ‌Aktive vatra në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë

30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Përmes një deklarate për media, Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar informacionin sa i takon situatës së zjarreve në vend. Nga të dhënat rezulton se është shuar edhe vatra e zjarrit në fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë por vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në vendgrumbullimin e mbetjeve të bashkisë Vlorë. Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët. Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e djeshme është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish. Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura. Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura. Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës, në bashkinë Fushë - Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA. Në vatrën e zjarrit në fshatin Zavalinë, në Elbasan dje u bë e mundur shmagia e rrezikut të kalimit të zjarrit në kurorën e pishave edhe me angazhimin e FA. Po ashtu po punohet edhe në një tjetër vatër në bashkinë Maliq, fshati Lozhan -Bode.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme