Sociale 26 Korrik 2024, 13:22 Nga VNA

Sabotohet rrjeti hekurudhor francez pak orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Ndaje në Whatsapp
Sabotohet rrjeti hekurudhor francez pak orë përpara ceremonisë

Në Francë janë pezulluar shërbimet hekurudhore të trenave të shpejtësisë së lartë, pas zjarreve të ‘vënë qëllimisht’ për të dëmtuar rrjetin.

Sulmet e bashkërenduara të zjarrvënieve të enjten mbrëma, do të alarmojnë organizatorët e Lojërave Olimpike në Paris, ndërsa përgatiten të presin qindra mijëra spektatorë në kryeqytet për ceremoninë e hapjes.

“Zjarret janë vënë qëllimisht për të dëmtuar infrastrukturën tonë dhe ekipet e inxhinierëve janë tashmë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin”, tha operatori hekurudhor SNCF. “Shumë time do të duhet të anulohen.”

Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë zyrtare se kush qëndron pas sulmeve. Zyrtarët francezë kanë paralajmëruar më parë se Rusia ose aktivistët politikë, mund të kërkojnë të sabotojnë Lojërat, dhe gjithashtu janë përgatitur për sulme terroriste. Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha në fillim të kësaj jave se katër sulme terroriste, që synonin Olimpiadën ishin penguar deri më sot.

Pasagjerët kanë postuar imazhe në mediat sociale, të stacioneve hekurudhore të mbushura me njerëz në Paris, pasi shërbimet u mbyllën në pjesën më të madhe.

Ministri i Transportit Patrice Vergriete, paralajmëroi se trenat do të ndikohen gjatë fundjavës.“I dënoj me vendosmëri këto akte kriminale, që do të pengojnë udhëtimin e shumë njerëzve,” tha ai.

Jean-Pierre Farandou, drejtuesi ekzekutiv i SNCF, tha se tre zjarre u ndezën në të njëjtën kohë dhe u zbuluan nga stafi rreth orës 4 të mëngjesit. Aty pranë u gjetën materiale për ndezjen e zjarrit. Ai u zotua të rivendoste shërbimet sa më shpejt që të ishte e mundur dhe tha se SNCF nuk do të lejonte “një grup njerëzish të çmendur dhe të papërgjegjshëm” t’i ndalonin ata të bënin punën e tyre.

Duke vlerësuar se rreth udhëtimi i 800,000 njerëzve do të ndikohet gjatë fundjavës, ai tha se tubat, që mbajnë kabuj elektrike ishin prekur, duke kërkuar punë të mundimshme për t’u riparuar. Trenat me shpejtësi të lartë TGV do të ridrejtohen në linjat e zakonshme, gjë që do të shkaktojë vonesa dhe anulime. “Është një operacion manual, çdo kabllo më pas duhet të testohet,” tha Farandou për punën e riparimit.

Zyrtarët e sigurisë dhe të transportit kishin planifikuar emergjenca për incidente të tilla në organizimin shumëvjeçar të lojërave, por duket se nuk ishin në gjendje t’i ndalonin ato.

Rreth 45,000 policë po patrullojnë tashmë Parisin dhe Laurent Nunez, shefi i policisë së qytetit, tha se forca policore shtesë po dërgoheshin në stacionet e trenit.

Valérie Pécresse, e cila drejton rajonin Ile-de-France, që është përgjegjës për transportin, tha se ishte një “sulm masiv dhe i koordinuar”, që kishte prekur pajisjet, që furnizojnë me energji elektrike trenat. Ajo shtoi se punonjësit e SNCF kishin arritur të dëbonin zjarrvënësit.

Për muaj të tërë, zyrtarët europianë të sigurisë, kanë qenë në gatishmëri të lartë për kërcënimin e sabotimit rus. Këtë pranverë, agjencitë e inteligjencës në të gjithë NATO-n, ndanë informacione të fshehta në lidhje me synimet e Rusisë për të rritur aktet e dhunës kundër vendeve europiane.

Vlerësimi erdhi pasi disa komplote u prishën në të gjithë kontinentin dhe informacioni u mor aksesi në rrjetet ruse të spiunazhit.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së Bashkimit Europian, tha në fillim të këtij muaji se kampionati i UEFA-s në Gjermani dhe Lojërat Olimpike, ishin identifikuar si objektiva të veçanta. Nga të dyja, Lojërat ishin shqetësimi më i madh, tha ai, pasi Rusia i ka kushtuar rëndësi të veçantë kërkimit të hakmarrjes pasi u përjashtua prej tyre.

Ndërprerja e së premtes goditi disa linja të mëdha jashtë Parisit, duke përfshirë lidhjen me qytetin verior të Lille, ku ndeshjet e futbollit dhe basketbollit do të zhvillohen gjatë gjithë Lojërave Olimpike. Trenat nga veriu drejt Brukselit, në lindje në Strasburg dhe në perëndim për në Brittany janë prekur.

E premtja ishte gjithashtu një ditë e madhe për udhëtimet e pushimeve verore, kështu që trenat do të ishin të mbushur me njerëz edhe pa spektatorët e Lojërave Olimpike.

Eurostar paralajmëroi për vonesa në lidhjet e saj nga Londra në Paris. “Për shkak të një problemi me furnizimin me energji elektrike në Francë sot, ju këshillojmë të shtyni udhëtimin tuaj,” tha operatori.

Marre nga Monitor

Video

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur dy persona vjedhin një bankomat (ATM) nga brenda një dyqani në Teksas. Në video shihet se njëri prej tyre lidh bankomatin me një litar, ndërsa tjetri qëndron jashtë dyqanit dhe e lidh litarin me një automjet. Kur automjeti niset me shpejtësi, bankomati shkulet nga vendi, duke shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e dyqanit. Policia e White Settlement ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes. Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., rreth 19 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Vetëm një ditë ka zgjatur paraburgimi për presidentin e klubit të futbollit të Fenerbahçes në Turqi, Sadettin Saran. Ai u lirua nga gjykata, pak pasi përfundoi dëshminë, në kuadër të hetimit për gjurmët e kokainës të gjetura në flokët e tij, si dhe për çështjen e përgjithshme të drogës në të cilën dyshohet se është i përfshirë. Udhëheqësi administrativ i klubit “Kanarinat e Verdha”, siç quhet me nofkën skuadra nga Stambolli, ka siguruar lirimin nga paraburgimi me kushte kufizuese, pasi do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore, sipas vendimit të gjykatës kompetente. Kështu, në mesditën e së enjtes, më 25 dhjetor, ai u kthye në zyrat e klubit me kolegët e tij, për të gjetur dhjetëra tifozë të Fenerbahçes të mbledhur atje për ta mirëpritur dhe mbështetur. Pamjet u bënë virale teksa Saran u përlot, i prekur nga mbështetja e tifozëve pas përvojës së keqe që kaloi me arrestimin e tij, në momentin që po hynte në zyrë.

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, uroi besimtarët e krishterë për Krishtlindje, por vëmendjen e mori një moment i papritur. Gjatë deklaratës, ajo u ngatërrua dhe kërkoi ta niste nga e para, duke menduar se ishte thjesht regjistrim. Befasia erdhi kur gazetarët i thanë se gjithçka po transmetohej live.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme