Sociale 2 August 2024, 12:46 Nga VNA

Laguna e Karavastasë, 1.45 milionë euro kundër erozionit

Ndaje në Whatsapp
Laguna e Karavastasë, 1.45 milionë euro kundër erozionit

Një pjesë e Lagunës së Karavastasë, e cila frekuentohet gjerësisht nga turistët, do të pësojë ndërhyrje në funksion të mbrojtjes së saj nga erozioni.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se tashmë ka lidhur kontratën me vlerën 1.45 milionë euro përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që ka në objekt Ndërhyrje për ngritjen e modeleve të qëndrueshme SMECO në fshatra me potencial zhvillimi: Sistemimi dhe mbrojtja e argjinaturës veriore të lagunës së Karavastasë prej erozionit”. Kompania fituese Alba Konstruksion do të ketë 12 muaj kohë për të zbatuar fazën e parë të këtij projekti. Vetë FSHZH pranon në dokumente se kurora e argjinaturës do të shërbejë si atraksion turistik për vizitorët. “Projekti “Sistemimi dhe mbrojtja e Argjinaturës Veriore të Lagunës së Karavastasë prej Erozionit, Faza I ”, synon të formatojë me skarpate të rregullta argjinaturën në anën veriore të lagunës nga CS–1 deri te CS-67 gjithsej 3785 m argjinature, dhe detajon masat për mbrojtjen e argjinaturës nga erozioni i shkaktuar nga veprimi i dallgës + baticë zbaticës në lagunë si dhe nga erozioni që shkaktojnë rrebeshet e shiut. Duke qenë një zonë e mbrojtur, materialet që do të përdoren për mbrojtjen e argjinaturës të jenë zgjedhur miqësore me mjedisin. Kurora e argjinaturës të shërbejë si atraksion turistik që të ecin këmbësorët për të shijuar bukuritë natyrore që ofron laguna. Mbi argjinaturë do të ndërtohen tre tenda pushimi e vrojtimi me material druri, si dhe tre ura po me material druri, që lidhin argjinaturat me njëra-tjetrën në pjesët ku futen në lagunë përrenjtë dhe kanalet e kullimit” sqarohet në dokumente. Laguna e Karavastasë ndodhet në qendër të Ultësirës Perëndimore të vendit tonë dhe bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më të vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna e Karavastasë dhe Parku Natyror i saj janë një ndër destinacionet më të frekuentuara në vend nga vizitorët. Ky park deri në maj mbajti 37 për qind të peshës totale të vizitorëve që frekuentuan Parqet Natyrore.

Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme