Sociale 1 Gusht 2024, 07:34 Nga VNA

Tirana dhe Durrësi të mbytur në plehra, po inceneratori mori 7 mln euro në janar-korrik

Ndaje në Whatsapp
Tirana dhe Durrësi të mbytur në plehra, po inceneratori mori 7

Në rrugët e brendshme të lagjeve të Alliasit në Tiranë këto ditë të nxehta vere plehrat qëndrojnë me ditë pa u grumbulluar duke mbuluar koshat dhe hapësirën rreth tyre.

Familjet pranë kanë hedhur klor rreth rrotull për të evituar toksicitetin, teksa era e rëndë e mbetjeve është kudo.

Edhe në lagjet e rreth qendrës së Tiranës plehrat qëndrojnë në pirgje gjithë ditën duke kulluar lëngje ndotëse dhe aroma të rënda, në sytë dhe këmbët e turistëve. Në vitet më përpara disa makina fshinin dhe lanin bulevardet kryesore të Tiranës, por ato nuk dalin më.

Në zonën e Golemit këto ditë kur hotelet janë plot turistë nuk ka mjaftueshëm kosha dhe mbetjet grumbullohen ne cepat e rrugëve ose trotuareve, duke ofruar një kontrast me investimet që kanë bërë njësitë akomoduese.

Rënia e cilësisë së pastrimit po ndodh në një kohë që Tirana dhe Durrësi janë kthyer në destinacionin kryesor të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri.

Nga ana tjetër pagesat buxhetore për inceneratorin e Tiranës janë duke u rritur progresivisht. Vetëm në periudhën janar-24 korrik 2024 janë çelur nga buxheti i shtetit 700 milionë lekë si pagesa për Integrated Energy BV SPV, kompaninë që menaxhon inceneratorin.

Të dhënat e thesarit që u gjeneruan nga Open Data Albania tregojnë se që nga fillimi i vitit deri me datën 18 korrik ndaj inceneratorit që tashmë administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara janë kryer rreth 36 transaksione me një shumë që kalon 6.9 milionë eurosh. Kjo vlerë përfaqëson pagesat nga bashkitë e Tiranës, Kamzës, Durrësit dhe Kavajës për transportin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Teksa çështja e inceneratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar pas hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë, në anën tjetër Tirana, Durrësi janë në një emergjence mjedisore, pasi mosfunksionimi i inceneratorit ka çuar menaxhimin e mbetjeve në pikën fillestare.

Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, Integrated Energy BV SPV siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitin 2021 ishte 48%.

Sakaq transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës i ka vënë bashkitë bregdetare në vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit.

Në vitin 2023 Bashkia e Kavajës dhe ajo e Durrësit çuan 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme për pastrimin e mbetjeve, dhe kishin peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë zë nga të gjitha bashkitë e tjera.

Megjithë shpenzimet e larta qytetet kryesore te vendit Durrësi dhe Tirana tani në kulmin e sezonit turistik janë të mbytura kudo nga plehra, të cilat po shndërrohen në armikun më të madh të turizmit dhe po ndikojnë në uljen e cilësinë se jetës për banorët

Marrë nga Monitor

Video

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur dy persona vjedhin një bankomat (ATM) nga brenda një dyqani në Teksas. Në video shihet se njëri prej tyre lidh bankomatin me një litar, ndërsa tjetri qëndron jashtë dyqanit dhe e lidh litarin me një automjet. Kur automjeti niset me shpejtësi, bankomati shkulet nga vendi, duke shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e dyqanit. Policia e White Settlement ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes. Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, shtetasi O. M., rreth 19 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe një mjet zjarrfikës, për normalizimin e trafikut dhe pastrimin e rrugës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Vetëm një ditë ka zgjatur paraburgimi për presidentin e klubit të futbollit të Fenerbahçes në Turqi, Sadettin Saran. Ai u lirua nga gjykata, pak pasi përfundoi dëshminë, në kuadër të hetimit për gjurmët e kokainës të gjetura në flokët e tij, si dhe për çështjen e përgjithshme të drogës në të cilën dyshohet se është i përfshirë. Udhëheqësi administrativ i klubit “Kanarinat e Verdha”, siç quhet me nofkën skuadra nga Stambolli, ka siguruar lirimin nga paraburgimi me kushte kufizuese, pasi do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore, sipas vendimit të gjykatës kompetente. Kështu, në mesditën e së enjtes, më 25 dhjetor, ai u kthye në zyrat e klubit me kolegët e tij, për të gjetur dhjetëra tifozë të Fenerbahçes të mbledhur atje për ta mirëpritur dhe mbështetur. Pamjet u bënë virale teksa Saran u përlot, i prekur nga mbështetja e tifozëve pas përvojës së keqe që kaloi me arrestimin e tij, në momentin që po hynte në zyrë.

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, uroi besimtarët e krishterë për Krishtlindje, por vëmendjen e mori një moment i papritur. Gjatë deklaratës, ajo u ngatërrua dhe kërkoi ta niste nga e para, duke menduar se ishte thjesht regjistrim. Befasia erdhi kur gazetarët i thanë se gjithçka po transmetohej live.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme