Sociale 7 August 2024, 15:44 Nga VNA

Zjarret /Ministri i ri i Brendshëm: Do ndryshojmë ligjin për shërbimin zjarrëfikës

Ndaje në Whatsapp
Zjarret /Ministri i ri i Brendshëm: Do ndryshojmë ligjin për

Në daljen e parë, ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha paralajmëroi ndryshime ligjore në ligjin për shërbimin zjarrfikës.

  Nga Fieri ku inaguroi stacion të ri zjarrëfikës tha se "Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi ka sot më shumë se kurrë nevojë për një ristrukturim, për t’iu përgjigjur më shpejt dhe më me cilësi nevojave të qytetarëve. Për këtë arsye, Ministria e Brendshme po rishikon ligjin e këtij shërbimi, duke pasur si synim riorganizimin e shërbimit zjarrfikës, qoftë në bashki, apo bashki qendër qarku, apo në një formë tjetër”.

Stacioni i ri zjarrfikës i Fierit është një strukturë moderne që u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili zbatohet nga UNDP Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin lokal. Projekti është financuar nga Qeveria e Polonisë në përgjigje të thirrjes së Shqipërisë për mbështetje dhe rimëkëmbje pas tërmetit të nëntorit 2019.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme