Sociale 7 August 2024, 10:49 Nga VNA

"Ethet e Nilit", koshat plot plehra të Tiranës vatër për përhapjen e sëmundjes

Ndaje në Whatsapp
"Ethet e Nilit", koshat plot plehra të Tiranës vatër

Vendndodhjet plot me mbeturina po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve në Tiranë. Një vëzhgim i VNA konstatoi se prej shumë kohësh nuk bëhet më as dizinfektimi dhe pastrimi koshave.

‌Çuditërisht pagesat nga buxheti i Bashkisë së Tiranës ndaj inceneratorit jofunksional janë rritur progresivisht ndërsa tenderat për dezinsektimin kanë dështuar, duke lënë Tiranën në mëshirë të fatit dhe të vetëm në "luftë" me insektet e rrezikshme.

Prej dy ditësh zyrtarisht vendi jonë është i prekur nga "Ethet e Nilit". Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik raportuan se në vendin tonë janë 17 të infektuar, teksa 3 qytetarë kanë humbur jetën.

Silva Bino, shefe e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, në një deklaratë për media ngriti alarmin për pastrimin e mbeturinave dhe sidomos për higjienë të lartë. Zonja Bino, tha se virusi i Nilit qarkullon kryesisht tek zogjtë dhe prek sistemin nervor, por sëmundja kalon tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave. Vatër për shumimin e mushkonjave janë pikërisht mbeturinat.

"Është sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet parandalimit të pickimit të mushkonjave dhe natyrisht procesi e dezinsektimit që ul shpeshtësinë e kësaj sëmundje.

Megjithatë ky proces nuk mund t'i zhduki të gjithë mushkonjat, prandaj është e nevojshme që edhe vetë çdo individ të marrë masa paraprake.

Thënë ndryshe, mbetet e rëndësishme që çdo individ apo çdo biznes duhet të pastrojë mbeturinat apo plehrat, të cilat janë përthithës të këtyre mushkonjave. Higjena dhe shëndeti personal ti bashkohen procesit të dezinsektimit", nënvizoi Bino.

Por çfarë ndodh në Tiranë?

Pothuajse në çdo rrugë e rrugicë të kryeqytetit koshat e mbeturinave janë plot, derdhur edhe në rrugë. Pirgje mbeturinash që qëndrojnë gjithë ditën në temperatura mbi 35 gradë, dekompozohen duke shkaktuar ndotje të lartë dhe aroma të rënda.

Në kulmin e vapës dhe sezonit turistik, koshat e mbeturinave janë shndërruar në burim infeksioni dhe sëmundjesh. Ndërsa mbeturinat dergjen rrugëve të Tiranës qytetarët nuk kanë ç’të bëjnë më shumë se të ruhen nga insektet që në këto temperatura mund të shndërrohen në rrezik për shëndetin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme