Bota 1 June 2025, 17:56 Nga VNA

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe ka plagosur afër 50 të tjerë, bëri të ditur policia më 1 qershor.

Tre viktimat ishin ndërmjet moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetë.

Zjarri në spitalin në Marienkrankenhaus nisi rreth mesnatës në katin e parë të ndërtesës.

Disa të moshuar, me probleme të lëvizjes, u evakuuan përmes korridoreve të ndërtesës”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Lorenz Hartmann.

Zjarrfikësit arritën që ta vinin nën kontroll zjarrin para se të përhapej në ndërtesë dhe të kërcënonte pacientët e tjerë.

Policia në Hamburg tha se është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit. /REL

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme