Rajoni 19 Maj 2024, 08:58 Nga VNA

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën rivotohet në disa qendra votimi

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën rivotohet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë ankesat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian.

Partitë e koalicionit u ankuan kundër mundësisë së përsëritjes së procesit ndërsa vendimin e KSHZ-së e quajtën një skenar në mënyrë që BDI-ja dhe Fronti Evropian të dëmtohen, duke i marrë të paktën një deri në dy deputetë.

Të gjithë anëtarët e KSHZ-së, përveç nënkryetares Ditmire Shehu, e cila nuk mori pjesë në seancë, votuan që të përsëritet votimi në një qendër të Komunës së Zhelinës pranë Tetovës. Bëhet fjalë për zonën e gjashtë zgjedhore, ku Fronti Evropian fitoi nëntë deputetë, ndërsa koalicioni “Vlen” shtatë

Rivotimi rrezikon që Frontit Evropian t’i merret një deputet dhe ai t’i shkojë koalicionit Vlen, duke pasur parasysh ndikimin që drejtues të këtij koalicioni kanë, konkretisht në fshatin Llërcë, ku u konfirmua rivotimi. Më pak se dyqind vota do të përcaktojnë nëse BDI dhe koalicioni i tij do të humbasë apo do të ruajë këtë vend në parlament.

Rivotime do të ketë edhe në gjashtë qendra të tjera në Krushevë, Dollnen, Strugë dhe Ohër, si pjesë e zonës së gjashtë zgjedhore. Edhe këtu koalicioni Fronti Evropian rrezikon të humbasë një deputet dhe atë ta fitojë ose Lidhja Social Demokrate ose VMRO-DPMNE-ja.

BDI-ja dhe partnerët e saj vlerësojnë se të gjitha partitë janë bërë bashkë për ta dëmtuar atë sepse në zgjedhjet parlamentare të 8 majit doli partia e dytë në vend me 19 ligjvënës, teksa LSDM-ja me një më pak, kurse koalicioni Vlen me 13 vende nga 120 sa ka parlamenti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha pas një takimi të shtunën me drejtuesit e koalicionit Fronti Evropian se ata janë fituesit e zgjedhjeve të 8 majit, por se po bëhen marrëveshje në dëm të shqiptarëve, me synim rrezikimin e marrëdhëniet ndëretnike.“Rivotimi ka një prapaskenë të rrezikshme, por nuk do të lejohet që të realizohet strategjia e nxitjes së tensioneve”, tha zoti Ahmeti .

Ndërkohë, koalicioni Vlen ku bëjnë pjesë Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe fraksioni i Aleancës për Shqiptarët akuzojnë BDI-në për manipulime në zgjedhjet parlamentare të para dhjetë ditëve; për blerje votash dhe trysni e kërcënime ndaj votuesve.

“Vlen” është përfshirë në bisedimeve intensive me partinë VMRO-DPMNE për formimin e qeverisë së re. Zoti Arben Taravari ka theksuar se të premten që vjen mund të zyrtarizohet koalicioni i ri qeveritar.

Zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku VMRO-ja shënoi fitore të thellë, janë ndjekur me interes jo vetëm në rajon por dhe më gjerë. Analistët në Shkup e shikojnë VMRO-në nacionaliste si frenuese e proceseve të integrimit të vendit në BE me retorikën e zyrtarëve të saj të lartë kundër marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat janë kyçe për rrugën e vendit të vogël ballkanik drejt Brukselit.

Video

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimeve në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se sot ajo është e ftuar në një darkë ku do të jetë dhe kryeministri me bashkëshorten.

Elon Musk në Davos: Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se e gjithë njerëzimi brenda 5 vitesh Elon Musk tha në Samitin Ekonomik të Davosit se bota po lëviz shumë më shpejt drejt inteligjencës super‑artificiale (AI) sesa shumica e njerëzve e kuptojnë. Ai u shpreh se Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se çdo njeri deri në fund të këtij viti ose gjatë vitit të ardhshëm. Sipas Musk, deri në vitin 2030–2031 (rreth pesë vjet nga tani), Inteligjenca Artificiale ka gjasa të jetë më inteligjente se të gjithë njerëzimi së bashku. Musk theksoi se ky zhvillim do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, lëvizin dhe gjejnë qëllimin e jetës. Ai lidhur me këtë tha se shpejtësia e progresit lidhet me rritjen e fuqisë kompjuterike dhe avancimet në softuerët e IA -së. Ai gjithashtu vijoi duke folur për robotët humanoidë, duke thënë se: Robotët inteligjentë do të jenë kudo – në fabrika, zyra dhe shtëpi. Musk parashikoi se mund të ketë më shumë robotë sesa njerëz në të ardhmen dhe se robotët mund të kryejnë punë komplekse, përfshirë edhe punën në fabrika ose shërbime shtëpiake.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme