Rajoni 16 Maj 2024, 17:15 Nga VNA

Kosova njoftoi se do të ketë gati Asociacioni i komunave serbe në fund të majit, reagon Vuçiç: Mashtrim dhe përpjekje joserioze

Ndaje në Whatsapp
Kosova njoftoi se do të ketë gati Asociacioni i komunave serbe në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga Kosova njoftimin se ajo synon ta hartojë një draft-statut për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të enjten në mëngjes se ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se Kosova do ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin, për ta dorëzuar pastaj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, dhe se pret nga ai ta pranojë Kosovën si anëtaren më të re këtë javë.

Vuçiç tha në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së, që po mbahet në Kotorr, se Kosova nuk mund ta bëjë një draft-statut të tillë pa pajtimin e shtetit fqinj.

“Kush jeni ju ta dorëzoni këtë tekst [draft-statut]? Marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë, se ai duhet të bëhet me pajtimin e Serbisë, apo nëse ne pajtohemi, siç jemi pajtuar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim se duhet të jetë një tekst i dorëzuar nga BE-ja”, tha Vuçiç, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “po ndodh një tentim i madh për mashtrim” dhe se letra u dërgua në çastin e fundit, para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës këtë javë.

“Është një mashtrim i pastër, përmes të cilit Kurti dëshiron ta shmangë detyrimin e tij nga dialogu”, tha Petkoviç.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin dy herë në dialogun mes vete nën ndërmjetësimin e BE-së, më 2013 dhe më 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Deri më tani, për themelimin e Asociacionit janë prezantuar disa draft-statute, përfshirë një të Bashkimit Evropian fundvitin e kaluar, por edhe nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Petkoviç tha se statuti përfundimtar i Asociacionit “negociohet dhe aprovohet” në dialogun e nivelit të lartë në Bruksel, në mënyrë që të mos jetë “veprim i njëanshëm i Prishtinës”.

“Është e pamundur për organizatat joqeveritare ta shkruajnë statutin e Asociacionit, aq më tepër që një dokument i tillë të maskohet si një lloj propozimi zyrtar”, tha Petkoviç, duke iu përgjigjur deklaratës së Gërvallës se Kosova do ta hartojë statutin frymëzuar nga ai i propozuar nga FES.

Njoftimi i Gërvallës për zotimin e Kosovës për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një statut për Asociacionin vjen pasi disa vende, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e ka refuzuar këtë kusht.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave, i cili mblidhet më 16 dhe 17 maj.

Por, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë./REL

 

Video

Deputetja Jorida Tabaku këshillon Redi Muçin e Lëvizjes Bashke: mos bëni opozitën e opozitës. Me pak fjalë po nuk je dakort me opozitën e Sali Berishës bën lojën e Ramës…

Uragani “Melissa” ka goditur Kubën, pak orë pasi shkaktoi shkatërrime të mëdha në Xhamajkë. Rreth 735 mijë persona janë evakuuar nga zonat lindore, ndërsa presidenti Miguel Diaz-Canel paralajmëroi për “dëme të mëdha” dhe kërkoi respektimin e urdhrave për evakuim. Në Xhamajkë, ku “Melissa” arriti kategorinë 5, mbi 500 mijë banorë mbetën pa energji elektrike dhe u dëmtuan spitale, shtëpi dhe rrugë. Kryeministri Andrew Holness njoftoi se janë raportuar të paktën tre viktima, ndërsa pritet që bilanci të rritet. Meteorologët e cilësuan “Melissën” si uraganin e tretë më të fuqishëm që ka goditur Karaibet, pas “Wilma-s” (2005) dhe “Gilbert-it” (1988).

Një operacion masiv policor kundër bandës Comando Vermelho ka kthyer Rio de Janeiron në zonë lufte. Deri tani janë konfirmuar 64 të vdekur, përfshirë 4 oficerë policie, ndërsa burimet lokale flasin për mbi 100 viktima në total. Më shumë se 2,500 forca policore morën pjesë në bastisjen e favelave Alemão dhe Penha, ku bandat reaguan me dhunë ekstreme, duke përdorur dronë me granata, pushkë automatike dhe autobusë të rrëmbyer për të bllokuar rrugët. Banorët raportuan shpërthime dhe të shtëna të pandërprera. Guvernatori Cláudio Castro e quajti situatën “luftë kundër narko-terroristëve”, ndërsa Presidenti në detyrë Geraldo Alckmin mblodhi qeverinë për të shqyrtuar ndërhyrjen ushtarake. Qyteti është paralizuar: 45 shkolla të mbyllura, transporti publik i pezulluar dhe mijëra njerëz të bllokuar. Ndërkohë, drejtuesi i rrjetit kriminal, Edgar Alves Andrade (Doca da Penha), vijon të jetë në arrati. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet.

Alarm! Kreu i KLSH kërkon ndihmë në emër të stafit. Si mund të auditojmë kryeministrin?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme