Rajoni 16 May 2024, 10:03 Nga VNA

Kurti në Kotor, mori pjesë në darkën me liderë të rajonit dhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së

Ndaje në Whatsapp
Kurti në Kotor, mori pjesë në darkën me liderë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kotor të Malit të Zi, ku po qëndron për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, mori pjesë mbrëmë në darkën me liderë, të shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.

Krahas liderëve të rajonit, në darkë ishin të pranishëm edhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Kurti theksoi se në këtë samit do të diskutojë për përparimin e Kosovës në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes dhe për çështje rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sot, duke filluar nga ora 9:30, Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”.

Ky është takimi i tretë këtë vit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Kësaj radhe nikoqire e takimit është Qeveria e Malit të Zi, kurse samiti po zhvillohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme